Please enter at least 3 characters.

Rama: Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit këtë vit

2021/01/foshnje-780x439-1.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot disa të dhëna për bonusin e bebeve gjatë këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaroi se që nga 1 janari i vitit 2023, mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit.

Rama theksoi se qeveria do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti. Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook. /Telegrafi/