Please enter at least 3 characters.

Rama i mëson robotit gjestin e shqiponjës dykrenare gjatë vizitës në Gjermani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga vizita e tij në Gjermani, ku po zhvillon takime të përqendruara në inovacion, teknologji dhe robotikë.

Në një video të publikuar prej tij, Rama shihet duke i demonstruar një roboti gjestin e shqiponjës dykrenare, simbol kombëtar i shqiptarëve.

Pas demonstrimit të kryeministrit, roboti arrin ta imitojë me sukses, duke përsëritur të njëjtin gjest.

Vizita e kryeministrit shqiptar është e fokusuar në zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale, si pjesë e takimeve me përfaqësues të industrisë dhe kompanive që operojnë në këto sektorë.