Please enter at least 3 characters.

Rakitic pas barazimit me Bilbaon: Ter Stegen jep shumë për skuadrën, është një nga më të mirët në botë

2019/02/Marc-André-ter-Stegen-e1549881927975.jpg
306:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 06: Marc-Andre ter Stegen of FC Barcelona celebrates after his team-mate Malcom scored during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and FC Barcelona at San Siro Stadium on November 6, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, e ka ngritur edhe një herë lart Marc-Andre ter Stegenin.

Portieri gjerman ishte thjesht fantastik në barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbao, duke u tregua vendimtar për katalunasit.

"Marc është një nga më të mirët në botë, ai na jep shumë", ka thënë Rakitic pas ndeshjes.

https://twitter.com/MozoSports/status/1094693694039568385

"Për mua, siç e kam thënë gjithmonë, ai është një nga portierët më të mirë në botë, ai është shumë i rëndësishëm për ne".

"Ne tentuam, por nuk ishte e shkruar të ndodhte. Është një tjetër pikë, duhet të shikojmë anën pozitive", ka shtuar kroati.

Ter Stegen iu bashkua Barçës në verën e 2014 nga Borussia Monchengladbach për 12 milionë euro.

Aktualisht Barcelona renditet në pozitën e parë në La Liga me 51 pikë, gjashtë pikë më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/