Raisa Nurković merr drejtimin e Qendrës Rinore për Komunitete në Pejë
Javën për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Pejës e ka nisur me aktivitete në Qendrën Rinore, Kulturore për Komunitete në Vitomiricë, ku ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës së Pejës për Komunitete, z. Mirzet Džogović, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale.
Në këtë ngjarje, është njoftuar gjithashtu emërimi i Raisa Nurković si menaxhere e re e Qendrës Rinore, Kulturore për Komunitete, e cila do të koordinojë dhe menaxhojë programet në këtë qendër, duke e fokusuar punën e saj në bashkëpunimin dhe integrimin e vazhdueshëm të komuniteteve të ndryshme.
"Ne jemi të angazhuar për të mbështetur çdo iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe integrimin e komunitetit tonë. Raisa do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe rinore, që do të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërkomunitare," – tha nënkryetari Džogović.
Komuna e Pejës dëshiron që kjo javë të jetë një mundësi për të inkurajuar aktivitete të reja dhe për të vazhduar përpjekjet për një shoqëri të bashkuar dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/


