Please enter at least 3 characters.

Raiola nuk e përjashton qëndrimin e Haalandit edhe për një vit te Dortmundi

2021/11/Erling-Haaland2.jpg

Mino Raiola ka thënë se Erling Haaland mund të qëndrojë edhe për një vit te Borussia Dortmundi.

Sulmuesi norvegjez po kërkohet me ngulm nga skuadrat evropiane, andaj e ardhmja e tij është ende në dyshime.

Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe PSG, janë duke shikuar nga situata e Haalandit.

Por, Raiola ka deklaruar se lojtari mund të qëndrojë edhe për një vit te Dortmundi.

“Nuk e përjashtojë qëndrimin e tij edhe për një vit te Dortmundi”, ka thënë shkurtazi agjenti për NOS.

Haaland e di se është në listën e gjigantëve evropianë, derisa do të kërkojë një pagë mbi 300 mijë euro për të kaluar në radhët e njërës prej tyre. /Telegrafi/