Please enter at least 3 characters.

Rafael Nadal humb një tjetër finale të Australian Open

2019/01/RafaelNadalao-3-e1548601151145.jpg
280:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JANUARY 27: Rafael Nadal of Spain plays a forehand in his Men's Singles Final match against Novak Djokovic of Serbia during day 14 of the 2019 Australian Open at Melbourne Park on January 27, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Mike Owen/Getty Images)
12:"Getty Images

Rafael Nadal nuk ka arritur të triumfojë në edicionin e sivjetmë të Australian Open që u zhvillua në Melbourne.

Në finalen e të dielës në Rod Laver Arena, tenisti spanjoll nuk triumfoi dhe në këtë mënyrë e humbi një tjetër finale të këtij turneu.

(Foto: Michael Dodge/Getty Images/Guliver)

32-vjeçari e ka fituar vetëm një herë në karriere titullin e Australian Open, në vitin 2009.

Ndërkaq, kjo është finalja e katërt që Nadal e humb në këtë turne, pas atyre në vitet (2012, 2014 dhe 2017).

Me këtë humbje, spanjolli dështoi të bëhej tenisti i parë në epokën 'Open' që i fiton të gjithë Grand Slam-ët së paku nga dy herë, si dhe kjo është finalja e parë që i humb të tria setet.

(Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

Fitues i sivjetmë i Australian Open është shpallur Novak Djokovic, i cili fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-2, 6-3 ) kundër Rafael Nadal.

Ky ishte trofeu i 15-të Grand Slam për të, ndërsa turneun në Melbourne e ka fituar për të shtatën herë. /Telegrafi/