Please enter at least 3 characters.

Rasti tragjik në Grykën e Rugovës, gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka dhënë detaje rreth ngjarjes tragjike që ndodhi më 25 tetor në Grykën e Rugovës, ku një qytetare kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash.

Sipas raportit, kalimtarët kanë informuar ekipet e shpëtimit për një qytetare që dyshohej se kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metrash, në skajin e rrugës Pejë-Rugovë.

"Me datën 25.10.2025 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje nga kalimtarë në Grykën e Rugovës për një aksident. Dyshohej se një qytetare kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metra në skajin e rrugës Pejë-Rugovë (M9), saktësisht te lokacioni i njohur si "i 7-t i. Ekipet e shërbimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes brenda disa minutash dhe menjëherë e kanë lokalizuar viktimën. Për fat të keq, viktima është gjetur pa shenja jete", thuhet në njoftimin e tyre.



Më tej thuhet se për të parandaluar kapjen e trupit nga rrjedha e ujit të Lumbardhit të Pejës, u morën masat fillestare të sigurisë.Më pas, në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet forenzike nga ana e Policisë së Kosovës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

"Operacioni ka përfunduar me tërheqjen e trupit të viktimës nga pozita e vështirë, i realizuar nga shpëtuesir e ShKShMK në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve nga Peja.ShKShMK shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë", vijon njoftim./Telegrafi/