QKMF Gjilan nis kontrollin sistematik shëndetësor për nxënësit e vegjël
30/04/2025
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se ka filluar kontrolli sistematik shëndetësor i nxënësve në Gjilan.
Sipas njoftimit, kontrolli do të vazhdojë gjatë muajve në vijim në të gjitha shkollat publike dhe private të qytetit dhe të fshatrave.
“Ekipet mjekësore të QKMF-së, të përbërë nga mjekë familjarë, stomatologë dhe infermierë, ka nisur kontrollin sistematik të nxënësve të klasëve të para dhe të parashkollorëve”, thuhet në njoftim.
QKMF thekson se përmes këtyre vizitave, përveç parandalimit dhe identifikimit të sëmundjeve dhe anomalive të ndryshme, synohet gjithashtu edukimi i hershëm shëndetësor. /Telegrafi/


