Qeveria në detyrë miraton ndryshimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare
01/09/2026
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 34-të, e cila është mbajtur në formë elektronike.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, që ka të bëjë me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ‘me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian’ “, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


