Please enter at least 3 characters.

Qeveria finlandeze po planifikon të propozojë anëtarësimin e vendit në NATO të dielën

2022/05/bbea8d4c-e1e3-4e1c-bd06-8b50deac9237-e1652420102468.jpeg
296:"Finnish Foreign Minister Pekka Haavisto addresses a joint press conference with his French counterpart at the House of Estates in Helsinki, Finland, on March 31, 2022. - - Finland OUT (Photo by Emmi Korhonen / Lehtikuva / AFP) / Finland OUT (Photo by EMMI KORHONEN/Lehtikuva/AFP via Getty Images)
30:"Lehtikuva/AFP via Getty Images

Qeveria finlandeze po planifikon të dielën të propozojë anëtarësimin e vendit në NATO.

Kështu u ka thënë gazetarëve, ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, në një konferencë për media në Helsinki të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, propozimi më pas do të hidhet në një votim parlamentar me një seancë plenare të planifikuar për të hënën në mëngjes.

Dhe Haavisto vuri në dukje se është "e rëndësishme të kalohet përmes një debati të duhur parlamentar".

Ministri i Jashtëm finlandez ka bërë të ditur se agresioni rus në Ukrainë kishte "ndryshuar shumë peizazhin e sigurisë në Evropë", duke shtuar se ai gjithashtu ndryshoi opinionin publik për anëtarësimin në NATO.

“Kështu, për herë të parë ndonjëherë shumica e finlandezëve mbështesin anëtarësimin në NATO”, tha ai.

Haavisto u tha gazetarëve se vendi i tij është në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Jashtme suedeze pasi Suedia gjithashtu konsideron anëtarësimin në NATO.

Ai shtoi se është në bisedime me partnerët evropianë dhe Britaninë e Madhe pasi vendet aplikuese nuk mbulohen nga garancitë e sigurisë. /Telegrafi/