Please enter at least 3 characters.

QETËSIA

Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832)

Poezi nga: Johann Wolfgang von Goethe
Përktheu: Fan S. Noli

Përmi çdo majë mali
Ka qetësi:
Mi asnjë majë mali
Asgjë s’lëvis,
As pipëtin;
Në pyllin zoqt’ e vegjël po pushojnë:
Prit pak, se shpejt a vonë
Gjen qetësi dhe ti.