Please enter at least 3 characters.

"Qendro në shtëpi, qëndroni të sigurt" - Harry Styles shet bluza me mbishkrim për të ndaluar përhapjen e COVID-19

2020/04/GettyImages-500007984-e1586282252390.jpg
355:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 04: (EDITORS NOTE: IMAGE WAS PROCESSED USING DIGITAL FILTERS) Recording artist Harry Styles of music group One Direction performs onstage during 102.7 KIIS FM’s Jingle Ball 2015 Presented by Capital One at STAPLES CENTER on December 4, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for iHeartMedia)
16:"Christopher Polk

Artistë të ndryshëm botërorë janë duke i shfrytëzuar mundësitë e tyre për të ndihmuar kundër përhapjes së pandemisë coronavirus.

Është këngëtari Harry Style përmes shitjes së disa bluzave në faqen e tij që po pretendon  të mbledhë sa më shumë para të jetë e mundur, shkruan Daily Mail.

Në faqen e tij tashmë janë në dispozicion bluzat në vlerë prej 26 dollarë dhe të gjitha fitimet do të jenë të përkushtuara për të luftuar COVID-19.

"100 për qind e fitimeve do t'i dhurohen Fondit të Reagimit të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të mbështetur nga Fondacioni i KB", shkruan në faqen e tij.

Bluzat në shitje u kujtojnë të gjithëve se çfarë duhet të bëjnë në mënyrë që të ndihmojnë në pengimin e përhapjes së virusit, i cili tashmë ka përfshirë globin.

26-vjeçari së fundmi kishte njoftuar se ishte bllokuar në Kaliforni, pasi nuk ishe në gjendje të fluturonte për në shtëpinë e tij. /Telegrafi/