Please enter at least 3 characters.

Qëndresa-Labit: Ti je i vetmi për mua (Foto)

2018/02/qendresa_bajrami_3_2_2018_17_56_14_740-e1517677009771.jpg

Moderatori i njohur Labinot Gashi vazhdon të jetë ndër figurat e ekranit më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ai gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit të tij "1 kafe me Labin", ku sjell intervista të shumta me fytyrat publike.

Vitin e kaluar, ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, me bukuroshen Qëndresa Bajrami.

Kjo e fundit, duket tejet e lumtur në krahët e bashkëshortit, teksa ka ndarë së fundmi me ndjekësit një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.

Në imazhin e shfaqur, ajo shihet duke marrë një përqafim të ngrohtë nga Labi, gjatë dasmës së tyre.

"Ti je i vetmi për mua" (sic.), ka qenë dedikimi romantik që ajo i ka bërë në mbishkrimin e fotografisë.

Imazhi në fjalë është pasuar me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/