Please enter at least 3 characters.

Pyetet se a e di ku ndodhet Shqipëria? Ciara thotë jo vetëm që e di por edhe përshëndetë në shqip

2019/03/Ciara4newww-e1552731174978.jpg
245:"BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 24: Ciara attends the 2019 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e famshme, Ciara, është shumë e pëlqyer në mbarë botën për këngët e saj.

Të shumtë janë edhe fansat e saj në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët me dëshirën më të madhe dëgjojnë këngët e saj, e aq më tepër do ta preferonin një takim apo lidhje të drejtpërdrejt me të.

Një mundësi të tillë e ka pasur së fundmi një fanse e këngëtares nga Shqipëria, e cila ka kontaktuar me Ciaran përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Instagram.

Fillimisht fansja pyetet nga këngëtarja e famshme se prej nga vjen, dhe ajo i përgjigjet duke thënë "Nga Shqipëria", vend ky i cili duket të mos jetë i panjohur për Ciaran.

“O sa mirë! E kam idenë ku bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, ka thënë këngëtarja në video.

Pas një bisede të shkurtër dhe një sërë komplimentesh nga fansja, Ciara e përmbyll bisedën duke i kërkuar asaj t'i mësojë se si thuhet "Buy (Mirupafshim)" në shqip.

Dhe e njëjta arriti t'i thotë "Mirupafshim" në shqip fanses së saj të zjarrtë. /Telegrafi/