Puyol: Ma sillni Realin
24/10/2013
Kapiteni i Barcelonës e bëri rikthimin nga lëndimi në barazimin pa gola ndaj Osasunas dhe tani lojtari që nuk luajti ndaj Milanit është shprehur i përgatitur për El Clasico.
“Ishte mirë që u riktheva në stërvitje me djemt, por paramendoni se si do të ndihem nëse do të luaj në El Clasico”.
“Është një ndeshje në të cilën të gjithë duan të luajnë. Unë thjesht duhet ta përgatis veten dhe të pres të shoh se çfarë vendos trajneri”, theksoi Puyol.
Ai shtoi se Barcelona është e bindur për fitore në Camp Nou, por po ashtu ka pranuar se pa marrë parasysh rezultatin, asgjë nuk është vendimtare. /Telegrafi/


