Please enter at least 3 characters.

Putin, Macronit: Sanksionet po e ndërlikojnë situatën në Ukrainë

2022/05/IPA_putin_macron.jpg
367:"French President Emmanuel Macron talks to Russian President Vladimir Putin during a video conference Friday, June 26, 2020 at the Elysee Palace in Paris. Russian President Vladimir Putin holds video talks with French President Emmanuel Macron about the coronavirus, Libya, Syria and relations with the U.S. under Donald Trump. Photo by Raphael Lafargue/ABACAPRESS.COM
22:"Lafargue Raphael/ABACA

Agjencia e lajmeve ruse, RIA ka zbuluar se për çka diskutuan sot përmes telefonit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi rus theksoi se vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase dhe militantëve të batalioneve kombëtare, por në vend të kësaj vendet e BE-së i injorojnë ato.

Macron, nga ana tjetër, shprehu shqetësimin për problemet në zhvillim të sigurisë globale të ushqimit, raporton theguardian.

Putin, si kundërpërgjigje, theksoi se “situata është e ndërlikuar shkaku i sanksioneve të vendeve perëndimore” ndërsa vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të infrastrukturës globale logjistike dhe transportit.

Putin gjithashtu raportohet se i ka thënë Macronit për lehtësimin e evakuimeve nga Azovstal Rusia dhe qasjen ruse ndaj negociatave me Kievin. /Telegrafi/