Please enter at least 3 characters.

Punonjësit e aeroportit i hedhin valixhet sikur të ishin mbeturina (Video)

2017/03/Punonjësit-e-aeroportit-i-hodhën-valixhet-sikur-të-ishin-mbeturina-foto.jpg
33:"© Facebook/Jonas Neville Ozolins

Jonas Ozolins i ka filmuar dy punonjës të Aeroportit Luton në Londër, teksa bartnin valixhet nga bagazhi i aeroplanit, në rimorkion e një kamioni të vogël.

Pamjet e filmuara tregojnë papërgjegjësinë e punëtorëve të cilët i hedhnin valixhet sikur të ishin mbeturina dhe ato përplaseshin kudo përfshirë edhe asfaltin, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet për dëmet që janë shkaktuar, por po kërkohet përgjegjësi nga kompania që i ka punësuar dhe kryen bartjen e valixheve të udhëtarëve nëpër aeroport.

“Po që se kemi menduar ndonjëherë pse i keni gjërat e thyera dhe gjithçka është e kthyer së prapthi”, është një koment lidhur me rastin.

Sjelljet e tyre janë konsideruar të ulëta dhe kanë ngritur shqetësime, për gjësendet e dëmtuara shkaku i përplasjeve. /Telegrafi/