Please enter at least 3 characters.

Punëtorët e "Pastrimit" edhe sot vazhdojnë grevën para komunës së Prishtinës

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” do të vazhdojnë edhe sot grevën para objektit të Komunës së Prishtinës.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë parkuar kamionët e punës përpara ndërtesës së komunës, transmeton Telegrafi.

Sipas punëtorëve, greva ka për qëllim sigurimin e pagave më të larta, përmirësimin e kushteve të punës dhe furnizimin e rregullt me derivate për mjetet e punës.

Ndërmarrja "Pastrimi", tash e disa ditë ka ndërprerë shërbimet si pasojë e krizës financiare, e që sipas tyre është shkaktuar nga Komuna e Prishtinës./Telegrafi/

Kujt i takon përgjegjësia për gjendjen e mbeturinave në Prishtinë?

Komunës së Prishtinës

Kompanisë “Pastrimi”

Partive politike

Të gjithëve