Puna në spitalin e ri të Pediatrisë - Funksionalizimi i radiologjisë në proces, ndërkohë do të funksionalizohet edhe ortopedia
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ofrimi i shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët në objektin e ri të Spitalit Kirurgjik Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK ka filluar para tri ditësh.
Në njoftim thuhet se deri tani janë funksionalizuar këto shërbime: ambulancat specialistike kirurgjike, ambulancat emergjente kirurgjike, sallat operative, ambulancat e observimit dhe qëndrimit ditor, ambulancat specialistike pediatrike, emergjenca pediatrike, shërbimi i sterilizimit, Reparti Kirurgjik Pediatrik, Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike, Reparti i Mjekimit Intensiv Pediatrik, Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – është transferuar një ditë më pas.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, brenda tri ditëve të para të funksionimit janë ofruar këto shërbime:Janë realizuar 11 operacioneNë ambulancat specialistike dhe emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësoreNë ambulancat e Emergjencës Pediatrike - 270 vizita mjekësoreNë ambulancat specialistike pediatrike - 216 vizita mjekësoreAktualisht janë të spitalizuar gjithsej 42 fëmijë në repartet përkatëse:Hemato-Onkologji Pediatrike - 9 fëmijëMjekimi Intensiv Pediatrik - 7 fëmijëReparti Kirurgjik Pediatrik, - 8 fëmijëKujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë - 18 foshnje
SHSKUK njofton se funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë.
“ShSKUK shfrytëzon rastin të shprehë falënderimet më të thella për donatorin – Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali modern me kushte dhe pajisje mjekësore e teknologjike më të avancuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


