Please enter at least 3 characters.

Publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve

2016/12/4-79.jpg

Sot publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve “Institucionet, proceset dhe të drejtat e familjeve”.

Udhëzuesi shpjegon të drejtat e familjeve të personave të zhdukur, të cilat janë të parashikuara nga legjislacioni i brendshëm, duke përfshirë qasjen në përfitime sociale dhe ekonomike dhe forma të tjera të dëmshpërblimit.

Ai shpjegon se si të raportohet një person i zhdukur dhe përshkruan rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe organizatave të përfshira në procesin e llogaritjes për personat e zhdukur gjatë  konfliktit në Kosovë, si dhe detyrimet e autoriteteve dhe personave të tjerë përgjegjës.

Udhëzuesi gjithashtu përmban informacione në lidhje me përdorimin e ADN-së me qëllim të identifikimit të personave dhe udhëzime mbi përdorimin e Qendrës së Kërkimit Online të  ICMP-së  (QKO) për të marrë informacione mbi rastin e një personi të humbur.