Please enter at least 3 characters.

Publikohet kampanja e re e Rita Orës, këngëtarja shqiptare vjen e mrekullueshme në reklamën e "Escada"

2019/02/rit1.jpg
239:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - JANUARY 24: Rita Ora attends the Giuseppe Zanotti And Rita Ora Shoe Collection Launch at Saks Fifth Avenue Beverly Hills on January 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Sukseset për artisten shqiptare me famë botërore, Rita ora, nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me brendin gjigant "Escada", ku ka nënshkruar kontratë reklamimi me markën shumë të njohur mbarë botërore.

Kompania ka lansuar në treg videon e parë reklamuese në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, e cila duket e mrekullueshme me performancën e saj në video.

Ajo ka promovuar disa nga veshjet më në trend të markës, teksa vallëzon nën ritmet e melodisë së këngës së saj "Let you love me".

"Shikoni tani fushatën time të re me Escada", ka shkruar Rita në Instagram, ndërsa ka treguar se xhirimet e kësaj reklame i dhuruan shumë kënaqësi.

Këngëtarja shqiptare shkruan se fansat duhet të ndjekin njoftimet e reja të firmës, për të parë së shpejti reklamën e plotë.

Përveç "Escada"-s, Rita ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me gjigantin italian, Giuseppe Zanottin.

Ndërkohë, në muajin mars Rita nis turin e saj të koncerteve "Pheonix" për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull, dhe shteti i parë nga i cili do të fillojë ky tur është Australia. /Telegrafi/