Please enter at least 3 characters.

PSG pritet ta shkarkojë Emeryn, tre trajnerë të mëdhenj në garë për të zënë vendin e spanjollit?

2016/12/emery.jpg
288:"Paris Saint-Germain manager Unai Emery during a training session ahead of the UEFA Champions League group stage match at the Emirates Stadium, London. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Tuesday November 22, 2016. See PA story SOCCER PSG. Photo credit should read: John Walton/PA Wire.
11:"John Walton

Sipas televizionit francez TF1, trajnerët italianë, Roberto Mancini, Fabio Capello dhe ai holandez Louis van Gaal kanë mundësi për të drejtuar Paris Saint-Germain në rast shkarkimi të Unai Emery.

Klubi parisien ka qenë duke luftuar deri më tani këtë sezon, ku nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk kanë arritur fitore, teksa përfunduan e dyta në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe mbrëmë humbën 2-1 nga Guingamp në Ligue 1.

Trajneri spanjoll, Emery fitoi Ligën e Evropës me Sevillan, por nuk është përshtatur mirë me presionet e skuadrës nga Parc des Princes dhe sipas TF1, Emery varet nga një fije peri dhe mund të shkarkohet gjatë pushimit dimëror.

Opsionet për të marrë përsipër skuadrën përfshijnë ish-trajnerin e Interit, Mancini, i cili është një agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Nerazzurrët me pëlqim të dy anshëm, dy javë para fillimit të sezonit.

Capello mund të joshet përsëri në menaxhimin e ndonjë klubi, pasi aventurave të fundit me Anglinë dhe Rusinë, teksa edhe ish-trajneri i Manchester United , Van Gaal është një tjetër alternativë për bankinën e PSG-së. /Telegrafi/