Pse u ‘nxeh’ telefonata e Trump me Netanyahun për Libanin?
Telefonata e Donald Trump të hënën me kryeministrin Benjamin Netanyahu u bë mjaft e nxehtë, ndërsa presidenti amerikan i bëri presion udhëheqësit izraelit që të zvogëlojë planet për operacione ushtarake në Liban, sipas dy personave të njohur me bisedën.
Trump në disa momente përdori fjalë të pista për të shprehur mosmiratimin e tij për ofensivën e planifikuar, e cila kërcënoi të prishte përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paraprake me Iranin, transmeton Telegrafi.
Në një moment, presidenti i kujtoi Netanyahut se si e kishte mbështetur atë në të kaluarën dhe e paralajmëroi se bombardimi i Libanit mund ta izolonte më tej Izraelin, thanë burimet.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi tonin e ashpër të telefonatës, e cila u raportua nga Axios.
Trump shkroi në Truth Social pasi foli me Netanyahun se ishte një telefonatë "produktive" dhe pretendoi se Izraeli dhe Hezbollahu do të ndalonin së sulmuari njëri-tjetrin. Ai tha se trupat izraelite nuk do të lëviznin drejt Bejrutit.
Netanyahu tha në deklaratën e tij se ushtria izraelite do të vazhdonte të sulmonte Libanin jugor "siç ishte planifikuar". /Telegrafi/


