Please enter at least 3 characters.

Pse ju dhemb koka ditët e para të Ramazanit? Sqaron nutricisti Rexhepi

Mjeku dhe nutricisti Agron Rexhepi, gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital ka ndarë disa këshilla të rëndësishme lidhur me ushqyerjen si dhe ndikimin pozitiv që ka agjërimi në shëndetin e njeriut.

Rexhepi gjatë bisedës në podcast ka treguar po ashtu pse në ditët e para të agjërimit mund të kemi kokëdhembje.

“....Veprimi detoksifikues, largimi i toksinave nga organizimi. Me rastin e zbërthimit të masës dhjamore, lirohen toksinat dhe munden me i ngacmua mbaresat nervore. Mundet me dhanë kokëkidhmje, marramendje, mundet me pas dhimbje të nyjave e muskujve në 5-6 ditët e para, por më vonë adaptohet organizmi”, tha ai. /Telegrafi/

- YouTubeyoutu.be