Please enter at least 3 characters.

Pse duhet të vendosni një qese me monedha në derë të shtëpisë?

Me ardhjen e stinës së ngrohtë, mushkonjat dhe insektet e tjera bëhen shpesh një shqetësim i zakonshëm për shumë njerëz.

Këto krijesa të vogla janë të bezdisshme dhe prishin qetësinë, qoftë kur jemi në natyrë, qoftë brenda shtëpisë. Pickimet e tyre shkaktojnë kruarje, acarim dhe në disa raste edhe reaksione më serioze.

Por ekziston një truk shumë i thjeshtë dhe praktik për t’i larguar ose për t’i mbajtur jashtë shtëpisë — dhe ju nevojitet vetëm një qese plastike dhe disa monedha 5 centëshe.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, që ka marrë mijëra komente, ky truk mund t’ju ndihmojë shumë. Çfarë duhet të bëni është të merrni një qese transparente, ta mbushni me ujë dhe të vendosni brenda disa monedha, pastaj ta varni pranë derës së shtëpisë. Kjo ndihmon që insektet të mos hyjnë brenda.

Por pse mushkonjave nuk u pëlqen qesja me monedha? A ndiejnë aromën e bakrit? Apo i tremb aroma e parave në ujë?

Sipas shkencës, janë dy arsyet kryesore: së pari, mushkonjave nuk u pëlqen uji; së dyti, ngjyrat që reflektojnë monedhat e bakrit i ngatërrojnë sytë e tyre të përbërë. Nga këndvështrimi i një mize, qesja duket si një sipërfaqe e madhe uji që ata nuk duan ta kalojnë, prandaj largohen. /Telegrafi/