Please enter at least 3 characters.

Protestohet kundër largimit të punëtorëve nga puna

2016/05/proteste-e-sindikatave-perkrahje-punetoreve-te-KEDS-it-dhe-te-KEK-ut-foto-ridvan-slivova-13.jpg
14:"Ridvan Slivova

Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” do të mbajë sot protestë, në shenjë solidariteti me 74 kolegët e tyre, të cilëve iu ndërpre marrëdhënia e punës të shtunën e kaluar.

Në një njoftim për media, nga federata kanë bërë të ditur se sot nga ora 11 do të mblidhen para objektit “ElektroKosova”, për të kundërshtuar largimin e kolegëve të tyre.

“Federata e Sindikatave të Pavarura ‘Elektrokosova’ organizon protestë ndaj KEDS-it, në shenjë solidarizimi me 74 kolegë e tyre të cilët iu ndërpre marrëdhënia e punës të shtunën e kaluar”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që sindikalistët e Federatës së Pavarur Elektrokosova po protestojnë, pasi që ata kanë protestuar edhe më parë, të kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna dhe për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, duke ruajtur të gjitha vendet e punës. /Telegrafi/