Please enter at least 3 characters.

Protesta në Selanik kundër Marrëveshjes së Prespës, regjistrohen incidente

2017/10/greqi-maqedoni-660x330-780x439.jpg

Rreth 250 persona kanë protestuar në Selanik kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës përmes së cilës zgjidhet kontesti mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Protestuesit u mblodhën para Salës për koncerte derisa presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos merrte pjesë në koncertin që u organizua me rastin e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Demonstruesit shprehën pakënaqësitë e tyre sepse Pavlopulos nuk morri pjesë në debatin për Marrëveshjen e Prespës.

Ata tentuan të shpërthejnë kordonin e policisë të vendosur rreth sallës, por policia është kundërpërgjigjur me gazë lotsjellës.