Please enter at least 3 characters.

Protesta e bizneseve, Bajrami: Kurti me politikat e tij po i detyron të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve

2023/09/Hykmete-Bajrami-interviste-foto-Ridvan-Slivova-12-e1694189867402.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami sot në ditën kur po protestojnë bizneset me kërkesën për të shtyrë edhe një vit liberalizimin e tregut energjetik tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti me politikat e tij po i detyron të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan nga 1 qershori përmes një vendimi represiv do të rritet çmimi i energjisë elektrike deri në 260% për punëdhënësit me të mëdhenj në vend.

Lexoni të plotë postimin:

Albin Kurti me politikat po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve.

Nga 1 qershori, përmes një vendimi represiv do të rritët çmimi i energjisë elektrike deri në 260% për punëdhënësit me të mëdhenj në vend.

Dy vite nën sanksione nga BE.

Deficiti tregtar ka arritë rekord të paparë që nga paslufta.

100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë.

2,123 kontrata njëburimore.

Dhe tani: faturë energjie që rrezikon të mbyllë qindra biznese në radhë të parë ato prodhuese!

Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisë

Kjo situatë është e padurueshme dhe e papranueshme!

Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin!

Vendimi i ZRRE-s duhet të anulohet menjëherë!

Duhet të merren masat e nevojshme,

ZRRE, KOSTT, KEK, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha kompanitë private aktive në sektor duhet të auditohen dhe hetohen.

Duhet punë konkrete për kapacitete gjeneruese. /Telegrafi/

<section> <h2> Si e vlerësoni protestën e bizneseve për mbylljen e hyrje-daljeve në Prishtinë për dy orë?</h2> <p>Bizneset po kërkojnë më shumë kohë për kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike.</p> </section> <section> <h2>✅ E mbështes</h2> </section> <section> <h3>❌ Nuk e mbështes</h3> </section>