Please enter at least 3 characters.

Prokurorit të Prishtinës i vidhet vetura

2018/04/policia.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vjedhur një veturë e tipit Toyota mbrëmë rreth orës 23:00, në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllanaselle të Drenasit.

Telegrafi mëson se vetura e vjedhur është e zëvendës-kryeprokurorit të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në stacionin policor të Drenasit është hap një rast vjedhje e veturës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gllanaselle të Drenasit, saktësisht në oborrin e një shtëpie ku është vjedhur një veture e tipit Toyota. Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë”, tha për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim