Please enter at least 3 characters.

Profilizimi i mësimdhënësve të klasave I-V

2016/01/Ditaret-në-shkollë-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot në Pejë nis punimet punëtoria me temë “Profilizimi i mësimdhënësve të klasave I -V ”, e organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Në këtë punëtori e cila do të mbahet në Sh.F.M.U “Shaban Spahija", në Pejë, do të jenë të pranishëm ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në rajonin e Pejës,  të gjithë drejtorët e Sh.F.M.U-ve, së bashku me dy mësimdhënës të klasave  I –V nga shkollat e qytetit dhe nga një mësimdhënës i shkollave të fshatrave.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , në Pejë do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri. /KP/

Foto: Ilustrim