Please enter at least 3 characters.

Producentja e parë shqiptare, Lisa lanson albumin e parë më tinguj

2020/08/lisa_kida_81407789_203026177534835_6216602983234722765_n-e1598632472955.jpg

Estrada shqiptare përmban një numër të madh të artistëve, për të këngët e të cilëve përkujdesen producentë të ndryshëm.

Po, në shtetin e Kosovës si duket ha hyrë në treg edhe një prej tyre, e që kësaj radhë është vajzë.

Ajo quhet Lisa, e cila njihet për bashkëpunimet që ka me emra të njohur të estradës vendore, e që ka sukses të madh.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo tashmë ka lansuar albumin e saj të parë me tinguj muzikor, që përbëhen nga zhanre nga më të ndryshmet.

"Olympia" titullohet prodhimtari e saj muzikore, për të cilën është komentuar pozitivisht.

Ndërkaq, ajo shquhet si ndër producentet e para shqiptare, që në mënyrë të menjëhershme ka arritur të korr sukses. /Telegrafi/