Please enter at least 3 characters.

Privohen nga liria dy persona nga Kavadari, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

2016/09/E-ndaluara-për-vozitje-të-dehur-flirton-dhe-kerkon-ti-behte-nje-fotografi-me-e-mire-foto.jpg
33:"Wheel of car from hand of driver.
12:"Eduard Titov

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në orët e para gjatë ditës së sotme, janë privuar nga liria dy persona për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur.

Personat H.K. (22) dhe A.M. (35) janë arrestuar nga zyrtarët e SPB-Kavadar.

“Gjegjësisht, tek H. K. është konstatuar se i njëjti ka qenë duke e drejtuar veturën me 2.65 promila alkool në gjak, ndërsa A. M. është konstatuar se e ka drejtuar veturën me 3.34 promila alkool në gjak”, thonë nga MPB.