Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, vetura bie në hapësirën ku ishin duke u zhvilluar punime

2024/07/450928709_1829017100953774_5484138658906336817_n-1.jpg

Një veturë ka përfunduar sot në gropën e cila ishte hapur e që ishin duke u zhvilluar disa punime.

Aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/