Please enter at least 3 characters.

Prishtina dhe Ballkani sot nisin sezonin e ri, përballen me skuadrat e inkuadruara në elitë

2021/08/131623417_10159515633783538_9103296285535408140_n.jpg

Sezoni i ri 2021/22 ka nisur në elitën e futbollit kosovar me tri ndeshje ditën e djeshme.

Drita e nisi me fitore ndaj Feronikelit 2-1, derisa Drenica - Gjilani dhe Llapi - Ulpiana luajtën baras me rezultat të njëjtë 0-0.

Sot na presin dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës, njëra që zhvillohet në Malishevë dhe tjetra në Therandë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim tek debutuesit e Superligës, Malisheva.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Malishevë, derisa pritet të fillojë nga ora 17:00.

Takim mjaftë interesant pritet të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani i Bekim Isufit pret Dukagjinin e Armend Dallkut.

Përballë janë dy skuadrat mirë të përforcuara dhe na pret një ndeshje jashtëzakonisht e mirë në Therandë.

Të dyja takimet fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/