Please enter at least 3 characters.

Presidenti Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, i hapet rrugë liberalizimit dhe Ushtrisë (Video)

2016/05/Dita-Boterore-te-Lirise-se-Shtypit-Hashim-Thaci-me-perfaqesuesit-e-medieve-foto-Ridvan-Slivova-15.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në një intervistë në emisionin Rrokum Roll të Tv Rrokum, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi fillimisht ka folur për postin e tij si President dhe të ardhmen e tij politike.

“Nuk vlerësoj se posti i Presidentit është pensionim, por në asnjë rrethanë nuk ka me qenë rikthim mbrapa, pra me qenë në Qeveri, Kuvend ose parti politike. E kisha shqyrtuar edhe një mandat të Presidentit, nëse ky post zgjedhet drejtpërdrejt nga vota e popullit”, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen se a do të kalojë Demarkacioni në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është bindur se do të kalojë, pasi që sipas tij, ky do të ishte një vendim i drejtë.

“Me kalimin e Demarkacionit, do të ndodhë perspektiva për liberalizim të vizave dhe gjithashtu do të kalojë themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë më tej presidenti Thaçi. /Telegrafi/