Please enter at least 3 characters.

Presidenti Florentino Perez i jep më shumë fuqi Zidanes, francezi dëshiron tri përforcime për sezonin e ri

2020/07/perez-zidane.jpg
431:"Real Madrid's French coach Zinedine Zidane (R) greets president Florentino Perez during a press conference to announce his resignation in Madrid on May 31, 2018. - Real Madrid coach Zinedine Zidane said today he was leaving the Spanish giants, just days after winning the Champions League for the third year in a row. (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU / AFP) (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka dhuruar trajnerit Zinedine Zidane më shumë kontroll për sezonin e ardhshëm.

Florentino dëshiron që Zidane të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe më tutje dhe i ka dorëzuar më shumë fuqi francezit.

Zidane këshilloi disa javë më parë që pavarësisht se kishin kontratë, e ardhmja ishte e panjohur.

“Unë jam këtu tani, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë kam një kontratë dhe jam i lumtur. Nuk e di deri kur do të mbes këtu”, ka thënë Zidane.

Presidenti i Realit ka ndryshuar pengesat pasi Zidane u largua në vitin 2018 kur fitoi trofeun e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Kjo ishte për shkak se Florentino bëri një projekt që nuk e bind Zidanen dhe ai vendosi të japë dorëheqje për t’u rikthyer më vonë.

Me më shumë fuqi, Zidane do të qëndrojë sezonin e ardhshëm te Reali, por francezi ka disa kërkesa për përforcime.

Trajneri francez dëshiron një mbrojtës të krahut të djathtë, një mesfushor dhe një numër 9 për të nënshkruar për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/