Please enter at least 3 characters.

Presidenti dekreton Ligjin për Trepçën

2016/10/14595793-1225186957551661-2388388262294317114-n_1477927555-2802638.jpg

Presidenti Hashim Thaci ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Trepçën, menjeherë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, të hënën, për gjigantin metalurgjik.

"Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë", ka njoftuar Thaçi në facebook.