Please enter at least 3 characters.

Presidenti argjentinas akuzoi Brazilin dhe Meksikën për fushatë anti-Argjentinë në botëror

Milei akuzon Brazilin, Meksikën dhe demokratët amerikanë për “fushatë anti-Argjentinë” në botërorin 2026.

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka pretenduar se reagimet ndërkombëtare ndaj vendit të tij pas Kupës së Botës FIFA 2026 janë pjesë e një fushate të organizuar kundër Argjentinës.

Në një deklaratë publike, Milei tha se një pjesë e madhe e financimit të kësaj fushate, sipas tij, vinte nga qeveria braziliane.

“E dini kush ka vendosur më së shumti para në këtë fushatë anti-Argjentinë? Qeveria braziliane. Njëzet e pesë për qind e burimeve kanë ardhur nga qeveria braziliane”, deklaroi ai.

Lideri argjentinas pretendoi gjithashtu se në këtë fushatë janë përfshirë edhe Meksika dhe Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Mileit, kundërshtimet ndaj Argjentinës nuk kanë të bëjnë me sportin, por me përplasjet ideologjike. Ai akuzoi liderët progresistë se “nuk duan që idetë e lirisë të kenë sukses”.

Deklaratat e Mileit vijnë në një periudhë të tensioneve të vazhdueshme politike mes qeverisë së tij dhe kundërshtarëve të tij ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të politikave të tij ekonomike dhe qëndrimeve të tij të forta politike. /Telegrafi/