Please enter at least 3 characters.

Premiere Weekend me filmin hit "Mission: Impossible – The Final Reckoning" më 17-18 maj

Këtë vikend CineStar po ju sjellë premierën e filmit aksion të vitit, dhe kjo shfaqje po ndodhë para shumë premierave të tjera në botë.

Premiere Weekend i filmit “Mission: Impossible – The Final Reckoning” sjell në CineStarPrishtina Mall një nga ngjarjet më të mëdha të verës!

Tom Cruise rikthehet si agjenti legjendar Ethan Hunt në kapitullin final të sagës që ka mahnitur publikun për dekada. 

Me një kombinim eksploziv të aksionit, misterit dhe teknologjisë së lartë, filmi premton të vendosë standarde të reja në kinematografinë aksion. Padyshim, do të përjetoni një udhëtim pa frymë mes ndjekjeve të rrezikshme, ndërhyrjeve sekrete dhe zgjedhjeve të pamundura.

Për një përvojë të papërsëritshme, “Mission: Impossible – The Final Reckoning” do të shfaqet edhe në formatet premium ScreenX  dhe 4DX , ku do të ndiheni si pjesë e çdo skene, duke përjetuar emocionet në një tjetër nivel. 

Tom Cruise, i njohur për përkushtimin ekstrem ndaj roleve të tij dhe realizimin personal të skenave të rrezikshme, tejkalon sërish çdo kufi në këtë kapitull përmbyllës. Mos e humbisni mundësinë të jeni ndër të parët që do ta përjetojnë këtë mision spektakolar në Premiere Weekend me 17 dhe 18 maj!

Bleni biletat në kohë në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosovo ose në arkat e kinemasë!