Please enter at least 3 characters.

Premierë: Blero dhe Muharrem Ahmeti lansojnë “Për ty” (Video)

2017/05/bleromuharremi.jpg

Blero Muharremi dhe Muharrem Ahmeti kanë lansuar duetin e tyre me titull “Për ty”.

Kësaj here ata vijnë me një këngë të re ritmike, e cila është punuar në studion e Bleros, ndërsa interesante për publikun është përzierja e rrymave muzikore: pop dhe tallava.

Xhirimet e vudeoklipit janë realizuar nga produksioni XL Films, ndërsa në video janë të pranishme modelet e bukura.

Tekstin e kanë shkruar Uki dhe Prygo, ndërsa muzikën e kanë bërë Royal Music Group.

Producent ekzekutiv i projektit është Blero Muharremi. /Telegrafi/