Post Malone shpëton nga aksidenti ajror: Habitem se sa shumë njerëz e dëshiruan vdekjen time
Post Malone ka fituar një çmim prestigjioz në ceremoninë e MTV Videos Music Awards.
Këngëtari ka fituar në kategorinë "Kënga e Vitit" dhe pas kësaj ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në një koncert në Leeds.
Por, aeroplani i tij privat është detyruar të bëjë ulje emergjente në pasi që i ishin shpërthyer gomat.
Aeroplani i vogël është detyruar të devijoi udhëtimin dhe ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të New York Stewart, në Newburgh.
Duke shkruar në Twitter, ai falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte "se sa njerëz i dëshironin vdekjen në këtë faqe interneti".
Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se avioni i G-IV kishte zbritur në mënyrë të sigurt dhe do të hetonte incidentin.
Ndryshe, Malone do të vazhdojë të mbaj koncerte anembanë globit dhe po përgatitet për nxjerrjen e albumit më të ri. /Telegrafi/


