Please enter at least 3 characters.

Portugalia ‘shkatërron’ Armeninë në udhëtim – shkëlqen Ronaldo me dy gola

Portugalia ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Armenisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026. 

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e dhjetë përmes Joao Felix, i cili realizoi me kokë për 1-0 pas asistimit nga Joao Cancelo.

Portugezët dyfishuan epërsinë në minutën e 21-të përmes Cristiano Ronaldos, i cili u gjend mirë brenda zonës për ta devijuar një krosim të Pedro Netos për 2-0.

Të besuarit e Roberto Martinez nuk u mjaftuan më kaq dhe ata gjetën edhe golin e tretë në minutën e 32-të me anë të Joao Cancelos që realizoi për 3-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Ronaldo (46’) mori sërish vëmendjen, duke shënuar një super gol të dytin e tij personal në këtë takim dhe të katërtin për ekipin e tij (4-0).

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5-0 u përkujdes Joao Felix i cili shënoi pas një topi të kthyer brenda zonës.

Me këtë fitore Portugalia merr kryesimin e Grupit F, aty ku bëjnë pjesë edhe Hungaria dhe Irlanda./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore