Polonia propozon “Bashkimin Energjetik”
Komisonieri i Bashkimit Evropian për Energjinë, Günther Oettinger, deklaroi se pavarësisht krizës aktuale, gazi nga Rusia vazhdon të “rrjedhë” në tregjet evropiane. Të dyja palët varen nga njëra-tjetra dhe Rusia do të vazhdojë furnizimin.
"Ne kemi nevojë për gazin rus në tregjet tona dhe Rusia ka nevojë për paratë e Evropës”, tha Oettinger.
Në Poloni, ku më shumë se gjysma e gazit vjen nga Rusia, ekziston shqetësimi se Moska mund të përdorë varësinë e shumë vendeve evropiane nga gazi i saj, transmeton “Tribuna”. Kryeministri polak Donald Tusk ka përpunuar një propozim se si mund të shmanget ky rrezik. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të jetë më i bashkuar dhe të flasë më një zë të vetëm nda Moskës.
Në këtë mënyrë Bashkimi Evropian do të negociojë me Rusinë si një klient i madh. Sipas komisionerit Oettinger, nëse Moska do të përdorte gazin si një armë politike, edhe Bashkimi Evropian do të ishte gati për tu kundërpërgjigjur. "Në vitet e fundit kemi parë edhe mundësi të tjera dhe dy furnizues janë Norvegjia dhe Algjeria", deklaroi ai. /Telegrafi/


