Policia rrugore në Gjilan shqipton 1,418 gjoba gjatë javës së fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se gjatë periudhës 5–11 dhjetor 2025, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1,418 gjoba në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 19 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 20 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 28 gjoba për modifikime të paautorizuara të automjeteve, si foliet e errëta, si dhe ka ndaluar 45 drejtues të mjeteve motorike për shkelje të rregullave të trafikut.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: ulni shpejtësinë, mos përdorni telefonin gjatë ngasjes, vendosni rripin e sigurimit dhe kini kujdes ndaj këmbësorëve.
Policia thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe respektimi i rregullave ndihmon në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës. /Telegrafi/


