Please enter at least 3 characters.

Policia në Pejë sekuestron armë dhe municion gjatë një jave operacioni

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës 8–12 dhjetor 2025, në kuadër të një operacioni intensiv, janë sekuestruar armë dhe municion të ndryshëm.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri pushkë, një pushkë karabine me 85 fishekë të kalibrit 8x57 mm, dy pushkë gjuetie me 48 fishekë të kalibrit 12/GA, si dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm.

Përveç këtyre, janë sekuestruar edhe 28 fishekë të kalibrit 9 mm, pesë fishekë të kalibrit 7.62x25 mm, një gëzhojë të kalibrit 7 mm, një pistoletë Beretta APK me 6 fishekë të kalibrit 9x19 mm dhe një karikator.

Personat e dyshuar janë intervistuar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia thekson se aksioni synon parandalimin e rrezikut për sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit në fushën e armëve. /Telegrafi/