Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave që dyshohen për vjedhje
12/08/2025
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhje”.


