Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë

2020/09/aksident-3-768x414-1-750x414-1.jpg

Një person ka vdekur dhe tri femra kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në fshatin Grabanicë, të Klinës.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, pasi shoferi i njërës veturë duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka goditur veturën tjetër.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë  po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje  vdes i dyshuari  ndërsa lëndime trupore kanë pësuar  tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/