Please enter at least 3 characters.

Policia ia gjen në valixhe nëntë fishekë, një personi në Aeroportin e Prishtinës

2022/06/aeroporti-780x439-1-1.jpg

Një person është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar, pasi që tek i njëjti janë gjetur nëntë fishekë.

Rasti ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/