Please enter at least 3 characters.

Pogba ka gjashtë gola dhe gjashtë stile flokësh këtë sezon, ia vlen kjo për 110 milionë euro? (Foto)

2017/01/14730758955d563635.jpg

Paul Pogba ka dëshpëruar paksa të gjitha me paraqitjet te Manchester Unitedi që nga transferimi i tij nga Juventusi.

Francezi ishte në mesin e më të dobëtëve në derbin ndaj Liverpoolit në Old Trafford.

23-vjeçari deri më tani ka shënuar gjashtë gola për Djajtë e Kuq, katër në Ligën Premier dhe dy në Kupën e Ligës.

Pogba duket se është i lidhur ngushtë me numrin gjashtë, pasi jo vetëm që e ka në fanellë, por deri më tani ka ndërruar gjashtë stile flokësh.

Gjashtëshi i Unitedit, ka gjashtë gola dhe gjashtë stile flokësh në gjashtë muajt e parë te Djajtë e Kuq, ia vlen kjo për 110 milionë euro?. /Telegrafi/