Please enter at least 3 characters.

"Po vdes sytë me t'i pa", Ledri Vula publikon ultrazërin e foshnjës që pret të vijë në jetë

2020/10/KA-VDESSS.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata do të bëhen prindër të një vajze, teksa pritja duket se bëhet gjithmonë e ëmbël sa më shpejt që koha kalon.

Këtë e ka dëshmuar reperi Vula, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi të ultrazërit të foshnjës.

“Jam ka vdes sytë me t’i pa”, shkroi Ledri në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta.

Ledri përndryshe ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti edhe në muzikë, pasi nxori në tregu albumin e tij shumë të pëlqyer “10/10”.

Përveç muzikës, ia ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes, si sipërmarrës i një dyqani ‘fast food’ në një qendër tregtare të Prishtinës. /Telegrafi/